Dita e Shën Valentinit festohet në shumë vende të botës, megjithëse nuk është një ditë feste.
Ka edhe vende që i kanë ndaluar festimet e Ditës së Shën Valentinit, si Malajzia, Indonezia, Irani, Arabia Saudite, Pakistani dhe India.
Dita e Shën Valentinit, si filloi?
Kjo ditë besohet se ka marrë emrin e një prifti nga Roma me emrin Valentin. Në këtë periudhë, Perandori Klaudius II e kishte ndaluar martesën sepse mendonte se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini besonte se ai rregull ishte i padrejtë dhe zgjodhi që t’i martonte çiftet fshehtazi.
Kur Klaudiusi e kuptoi, e burgosuri Valentinin duke e dënuar përjetë.
Në burg, Valentini ra në dashuri me vajzën e gardianit të burgut dhe kur në 14 Shkurt u dërgua për t’u pushkatuar, ai i kishte dërguar vajzës që dashuronte një letër me nënshkrimin “Nga Valentini yt”!
Por shumë histori martirizimi u krijuan për Shën Valentinet ndër vite.
Sot, Dita e Shën Valentinit është një festë zyrtare në komunitetin anglikanë dhe kishën luterane.
Dita e Shën Valentinit u shoqërua me ditën e dashurisë nga Jeffrey Choser në mesjetën e vonë, kur lulëzoi kultura e dashurisë kalorëse. Në shekullin e 18 Anglia evoluoi dhe të dashuruarit mund ta shprehin dashurinë e tyre përmes luleve, dhuratave ose kartolinave.
Në Evropë, çelësat e Ditës së Shën Valentinit iu dhanë të dashuruarve “si një simbol romantik dhe ftesë për të zhbllokuar zemrat e tyre”. /tvklan.al