Sugjerimet e stilistëve për natën e dashurisë
Dantellë, mëndafsh dhe tyl. Janë të bukura, shumë joshëse dhe të buta. Janë këto të brendshmet që stilistët sugjerojnë për festën e Shën Valentinit.
Nuk janë vetëm një zgjedhje e mirë për vajzat, por edhe një ide e mirë për meshkujt që t’jua dhurojnë të dashurave të tyre.
Modelet nuk mungojnë, të ndara, badi, braziliane, apo të plota. Kurse sa u përket ngjyrave, e zeza mbetet në krye të listës për një look më seksi, e kuqe pasionante, apo ngjyrat e qeta për një pamje më romantike.
Tv Klan