Ndërsa numri i turistëve në vend për 2009 kapi një shofer prej 36% më shumë se një vit më parë Shoqata Shqiptare e Truizmit në konferencën vjetore të saj theksoi rishtas se turizmi meriton edhe më shume prioritet nga qeveria, madje një rritje shtesë të investimeve direkte, që do të mund t’i krijonin një rritje edhe më të madhe ekonomike prej këtij sektori jetik.
Në këtë ide ishte edhe Ministri i Turizmit Ferdinand Xhaferraj, i cili në ketë konferencë përcolli për të pranishmit angazhimin e dikasterit të tij në një bashkëpunim edhe më të konsoliduar me sektorin privat, me synimin për një zhvillim të suksesshëm të turizmit si një nga objektivat madhor të kësaj qeverie.
Ferdinand Xhaferri: “Pra rritja statistikore e numrit të turistëve nuk përkthehet nga Ministria e Turizmit që jemi mirë, në të vërtetë ne e dimë se kemi shumë probleme dhe në qoftë se do të vazhdojmë edhe për këtë vit që sapo ka hyrë dhe për vitin që vjen me këto standarde, sidomos për sa i takon cilësisë së pastrimit, kjo shifër shumë domethënëse e rritjes së numrit të turistëve mund të na kthehet në bumerang dhe të japi efektin e kundërt. Përgjithësisht jemi gati për të bërë investime cilësore në turizëm”.
Sipas ministrit vënia e trashëgimisë kulturore kombëtare në shërbim të turizmit gjatë 2010-s është një nga prioritetet e qeverisë, e cila mbërriti gjatë 2009-s me sukses të zgjidhë problemet e furnizimit me energji, të realizojë korridorin rrugor Durrës-Kukës, aksin Vlorë-Sarandë, rrugën për në Gjirin e Lalëzit, Razëm e plazhet e Spilles dhe Shëngjinit.
Për 2010-n parashikohen ndërhyrje në restaurimin e qendrave historike, monumenteve të kulturës dhe objekteve të kultit në mbarë vendin, por një nga pikat që sjell pengesa në investimet e të huajve janë çështjet e pronësisë.
Sipas përfaqësuesit të GTZ-s një nga partnerët strategjikë të Atas nuk ka informacione të sakta për këto troje, që duhen parë si një sfidë për turizmin shqiptar./tvklan.al
Gazetare: Irma Toptani