Femrat shqiptare përbëjnë 58% e të arsimuarve në të gjithë vendin, kjo deklarohet nga Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Anastas Duro, gjatë aktivitetit “Progresi për gratë, progres për Shqipërinë” organizuar me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas. Gjatë fjalës së tij ministri i Duro u fokusua në përmirësimin e kuadrit ligjor për barazinë gjinore.
Anastas Duro: “Ligji për Barazinë Gjinore në Shoqëri, i miratuar në korrik të vitit të kaluar, sanksionon garantimin e barazisë gjinore në mjaft fusha të rëndësishme të jetës si në punësim dhe trajtim, arsimim dhe karriere profesionale, përmirësimin e kushteve të punës, të edukimit dhe shërbimeve sociale”.
E pranishme në këtë aktivitet, Ministria e Integrimit Majlinda Bregu, u shpreh se përfaqësimi me 30% të grave në politikë, do bëj që zëri i tyre të jetë më i fuqishëm.
Majlinda Bregu: “Ne presim që të sjellim një lloj ndryshimi dhe të kemi mundësi të jemi më shumë, për të qenë më shumë bashkë, për të ngritur zërin bashkë drejt atyre problematikave të cilat na shqetësojnë të gjithave. Po nuk do të thotë që ne presim që me 30% të kemi arritur objektivin … për barazinë ndërmjet burrave dhe grave edhe nivelin më të lart vendimmarrës”.
Ligji për barazinë gjinore në Shqipëri, vendos për herë të parë nëpërmjet mekanizmit të përkohshëm të kuotës, arritjen e barazisë së përfaqësimit në të gjitha organet vendimmarrëse të të gjitha llojeve të pushteteve./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami
Operator: Klodian Keçi