Kategoria “New Artist” në “Kënga Magjike” në Tv Klan është një kategori, e cila ka sjellë gjithmonë risi në rryma muzikore dhe në zëra të cilët janë bërë viralë ndër vite. Juria magjike e këtij edicioni ka dhuruar për katër javë batuta, gëzim, trishtim, e mbi të gjitha debate.

Këtë javë artistët e rinj fatlumë ishin, Reinaldo Gaçi, Rei Bezhani, Martina Serreqi, Laura Krliu. Secili nga anëtarët e jurisë solli vlerësimet dhe opinionet personale, por si në çdo episod ndodhën ngacmime dhe pati komunikime me kunja.

Në ndryshim nga herët e tjera, shenjestra ishte mes Andi Vrapit dhe Sardi Shehut. Debati pati tone të nxehta gjatë performancës së këngëtares nga Shkupi, Laura Krliu dhe gjatë performancës së grupit Zeitcröss, ku mesa duket dy anëtarët e jurisë patën mendime të ndryshme.

Debati u nxeh pasi Sardi Shehu nuk ishte dakord me vlerësimin me ngjyrë të gjelbër nga Andi Vrapi, ndaj grupit Zeitcröss. Në diskutim e sipër, Andi Vrapi, zgjodhi t’i vërë pikat mbi I, duke i thënë Sardit: Do të të çoj te Zonja Eni.

Sigurisht ky komunikim u tha në nuanca humori, por duke njohur natyrën provokuese të gazetarit, vlen të shtrohet pyetja: A duhet të përgatitemi për një seancë ndërmjetësimi mes Enit, Andit dhe Sardit?


/tvklan.al