Një vajzë 29-vjeçare nga Kanadaja ka humbur jetën si pasojë e një infeksioni të tmerrshëm pasi doktorët e diagnostikojnë gabim cistin vdekjeprurës që ndodhej në këmbën e saj. Cisti u infektua duke shkaktuar penumoni vdekjeprurëse.
Natasha Forry vdiq 10 ditë pasi shkoi në spital për shkak të një cisti në këmbë dhe kishte dhimbje të mëdha.
“Natashës iu dha ilaç kundër dhimbjeve dhe u dërgua sërish në shtëpi pasi u ndje më mirë. Por një javë më vonë, më 9 Tetor, dhimbja iu përhap në barkun e saj dhe mjekët dyshuan se kishte apandesit.
Pas testeve dhe rrezeve X, vajzës iu tha se kishte nyje limfatike të fryra në stomak dhe u dërgua në shtëpi me ilaçe kundër dhimbjes”, ka treguar mamaja e saj e pikëlluar.
Sërish të nesërmen Natasha kishte dhimbje të mëdha dhe i tregoi të ëmës përmes telefonit.
“Më theu zemrën kur e shihja të kishte aq shumë dhimbje, por unë e dija se nuk mund të bëja asgjë për ta ndihmuar. Unë besoja se spitali ishte vendi më i mirë për të për t’u kujdesur. Në mëngjesin e së dielës më 11 Tetor, Natasha më thirri në telefon dhe më tregoi se kishte vështirësi me frymëmarrjen. Unë i thashë asaj të telefononte menjëherë 911. Pas pak, Natasha telefonoi dhe tha se ishte në spital. U lehtësova. Mendova se ajo duhet të jetë në rregull nëse do të ishte në gjendje të telefononte. Fillova të qaj dhe ajo më tha “mos qaj mami”. Këto do të ishin fjalët e fundit të vajzës sime për mua,” është shprehur nëna e saj.
Natasha u dërgua menjëherë në kujdesin intensiv, ku ajo u vendos në një ventilator pasi dyshuan se ishte me Covid-19 dhe më pas e futën në dializën e veshkave. Testi i Covid-19 doli negativ dhe doktori telefonon të ëmën që të paraqitej në spital. Pasi nëna mbërriti në spital mjekët i thanë se ajo kishte ndërruar jetë.
Një raport i autopsisë tregoi se ajo vdiq si rezultat i pneumonisë të shkaktuar nga një infeksion i stafilokokut.
Raporti i autopsisë nuk thotë përfundimisht se infeksioni ishte rezultat i cistis, ka treguar nëna e saj e cila i ka bërë një ankesë në Kolegjin e Mjekëve. Spitali lëshoi një deklaratë në përgjigje të vdekjes së Natasha Forry.
“Kjo është një situatë tragjike dhe ne ndajmë ngushëllimet tona më të thella me familjen dhe të dashurit. Ne e dimë që kjo është një situatë e vështirë dhe stresuese. Sidoqoftë, privatësia dhe konfidencialiteti i pacientit na ndalon të diskutojmë publikisht detajet e kësaj çështje. Ne kemi kryer një rishikim për të shqyrtuar rrethanat dhe proceset tona në kujdesin e këtij pacienti dhe do t’i përdorim këto gjetje për të përmirësuar kujdesin”./tvklan.al