Jonida Porga, motra e të ndjerit Egli Proga ka treguar se si ka mësuar se i vëllai kishte ndërruar jetë. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Jonida Proga përmes një rrëfimi tejet prekës ka thënë se kur ka qenë mbi kokën e të vëllait në spital e mendonte gjallë. Më tej, ajo u shpreh se ngjarjen se si kishte ndërruar jetë i vëllai e kishte mësuar pas 2-3 ditësh.

Jonida Proga: Lutesha mbi kokën e tij që të ishte gjallë dhe e mendoja gjallë dhe as e çova ndërmend. Nga hetimi rezulton se kishte ndërruar jetë. Më pas erdhi babai, ishim ne familjarët. Kur shikoja gjendjen, e masakrauar aty, dilja jashtë, ishte policia që rrinte te dera dhe vazhdoja e pyesja e çfarë kishte ndodhur, rrinin aty si gardh tek spitali i Pogradecit dhe nuk thonin se çfarë kishte ndodhur. Vetëm kur e dëgjova nga doktorët.

Blendi Fevziu: Ngjarjen kur e more vesh?

Jonida Porga: Mjekët nuk jepnin përgjigje, policiët nuk jepnin përgjigje dhe madje tentonin dhe thoshin “futuni brenda, bëni foto dhe na e tregoni neve”. Nuk kam dëgjuar atë që ishte nëpër media që një person kishte vdekur për shkak të… Këtë e kam parë pas 2-3 ditësh.

Nuk na tregohej se në çfarë rrethanash kishte ndodhur. Pas 3 ditësh e mësova ngjarjen. Nuk kisha emra dhe asgjë për 2 ditë, nuk kisha informacion sepse nuk isha as në rrjete sociale. Vinte njëherë një emër, diskutohet Arjan Manellari, më pas më erdhi emri i dytë. Bëja veten me faj që kam qëndruar tek koka e vëllait dhe nuk kam rendur komisariatave.

Një gjë ishte e sigurtë që ishte vrarë nga shumë njerëz. E kam tek pjesa që qarkullonte tek spitali i Pogradecit. Nën hije dhe nën frikë kishe mjekët që nuk flisnin. Nuk e dëgjoja nga një mjek që thoshin që është goditur. Vetëm në gjendje të dehur qarkullonte.

/tvklan.al