Balluku: Synojmë të automatizojmë të gjitha shërbimet
Nga data 1 janari, 4 shërbime kryesore që ofron Arkivi Qendror i Ndërtimit do të jepen online duke evituar rrugën, radhët dhe pritjet për të marrë dokumentacionin.
Aplikimi për marrjen e dokumentit teknik arkivor gen-plan A4 dhe A3, aplikimi për marrje dokumenti teknik arkivor dosje pronësie si dhe aplikimi për marrje dokumenti teknik, arkivor, fletë projekti tashmë do të jenë përmes internetit.
“Synimi i ofrimit të këtyre shërbimeve është padyshim lehtësimi i procedurave për qytetarët, pasi një nga risitë që shërbimet online sjellin është, zvogëlimi i kohës se aplikimeve dhe nuk i kërkohet më angazhim qytetarit për të mbledhur dokumentacionin plotësues të dosjes, por është vetë agjencia, drejtoria apo institucionet shtetërore, të cilat duhet të garantojnë mbledhjen e dokumentacionit”, tha Balluku.
Kërkesat për marrjen e dokumenteve pranë Arkivit Qendror të Ndërtimit ditët e fundit pas tërmetit të 26 Nëntorit kanë qenë të shumta, pasi janë të domosdoshme për t’u studiuar nga inxhinierët të cilët bëjnë vlerësimin e dëmeve në banesat e prekura nga goditjet.
Tv Klan