Albërie Hadërgjonaj nuk i shpëtoi pyetjeve për ndërhyrjet kirurgjikale këtë të hënë “Në kurthin e Piter Pan”. Duke theksuar se nuk e ka fshehur ndonjëherë këtë gjë, ajo la të kuptohet se është penduar dhe këshilloi vajzat e reja që të qëndrojnë natyrale.

Fëmijët e pyetën këngëtaren fillimisht nëse ka bërë tatuazhe.

“Doli moda atëherë që filluan me buzë dhe vetulla, shkallova dhe unë, kisha një fazë shkallimi kështu që kam vetullat tatuazh… Mezi po i djeg që t’i heq. Absolutisht nuk duhet të bëni tatuazhe”.

Prezantuesja e spektaklit, Alketa Vejsiu zbuloi se një ndër pyetjet më të shpeshta të publikut për Albërie Hadërgjonajn është pikërisht nëse ka bërë ndërhyrje kirurgjikale. 

“Po i kam bërë nuk i kam mohuar asnjëherë. Ka qenë një gjë kështu si të gjitha të rejat, ka qenë për të bërë buzët, për të bërë hundën. Dhe tani po përpiqem që të kthehem në identitet. Kanë shumë të drejtë disa që thonë Albëria ka qenë më e bukur atëherë”.

Në një zë me Hadërgjonaj ishte edhe Vejsiu. Të dyja bashkë i këshilluan të rejat që të mos influencohen nga modelet që shohin në rrjetet sociale, kryesisht në Instagram.

“Vajza të reja mos e deformoni veten tuaj, mos u influenconi nga Instagrami. Instagrami ka bërë një dëm shumë të madh, siç ka ditur të bëjë shumë mirë për ata që kanë ditur ta përdorin për punë dhe marketing”,

tha Vejsiu, ndërsa Hadërgjonaj shtoi: 

“Instagrami është i dobishëm vetëm për Kim-in, që ma merr mendja që do të jetë një gjë shumë e shpifur po ta shikosh pa rroba. Megjithatë fenomeni i operacioneve plastike është gjithkund”.

/tvklan.al