Tashmë që në shumicën e vendeve të botës ka nisur vaksinimi, pyetja që shtrohet është se kur do të mund të realizohet për të gjithë popullsinë. Eksperti shqiptar, Arban Domi, i cili është drejtor i Zhvillimit të vaksinave në Kompaninë GeoVax, tha se mendon se në Shqipëri kjo gjë mund të realizohet mesin e vitit 2022.

“Mendimi im është të paktën në Amerikë të jetë shpresoj nga Shtatori-Tetori, kurse në Shqipëri, shpresoj të jemi gabim të gjithë, por mendoj se do të jetë nga mesi i vitit tjetër”, tha ai gjatë një lidhjeje live në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Ndërkohë më herët, shefja e Departamentit për Sëmundjet Infektive në ISHP, Silva Bino, tha se Shqipëria ka kapacitetet që popullsia të vaksinohet deri Janarin e vitit të ardhshëm./tvklan.al