Sezoni turistik veror 2024 sipas drejtoreshës së INSTAT Elsa Dhuli është mëse i suksesshëm. Këtë të Enjte në Klan News ajo theksoi se vetëm deri në Shtator është tejkaluar shifra e 10 milionë turistëve. “Deri në Shtator turistët kanë tejkaluar 10 milion ndërkohë që gjatë vitit 2023 kishim 10 milion hyrje në 12 muaj.”

Teksa analizoi fluksin e udhëtarëve, ajo u shpreh se 97% e personave që hyjnë në vend janë për qëllime personale, ndërsa pjesa tjetër për arsye biznesi.

Hyrjet me qëllim pushimi janë mbi 90%, ka pasur shumë hyrje për qëllime turistike”, tha Dhuli.

Sipas drejtoreshës së INSTAT, ka një rritje në total të fluksit të udhëtarëve.

“Aeroporti Nënë Tereza mbetet pika më lëvizjet më të larta”, përfundoi ajo.

/tvklan.al