Një 51-vjeçar ka humbur jetën, pasi i ka shpërthyer granata në dorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurbnesh, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale V.LL.
Ky i fundit e ka marrë granatën në dore për të spostuar nga një vend në tjetrin, por papritur ajo ka shpërthyer.
Për pasojë 51-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Kanë qenë familjarë të tij të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë e Mirditës në lidhje me ngjarjen.
Nga hetimet rezulton se granata ka mbetur në banesën e 51-vjeçarit që prej periudhave të trazirave të vitit 1997./tvklan.al