Një familje në fshatin Drenovicë të Urës Vajgurore është sulmuar me granata ngjarje që fatmirësisht ka përfunduar pa të lënduar.
Dy granata ofensive me rreze te shkurtër veprimi janë hedhur ne oborrin e shtëpisë të Kujtim Hoxhës.
Njëra prej tyre ka shpërthyer, duke shkaktuar dëmtime të lehta në murin e banesës, ndërsa tjetra është çaktivizuar nga policia.
E zonja e shtëpisë Antoneta Hoxha, tregon se zhurma i ka tmerruar ndërsa bashkëshorti ka deklaruar ne polici se nuk ka probleme me të tjerë.
Një grup hetuesish po kryen veprimet për zbardhjen e plote të ngjarjes./Tv Klan