Eurodeputetja Doris Pack, deklaroi se me shtrirjen e plotë të EULEX-it, prania e administratës të UNMIK-ut në Kosovë është e pa nevojshme. Ajo i bëri këto komente gjatë takimeve me drejtuesit kryesor të Kosovës në Prishtinë.
Doris Pack: “Kemi ardhur në një situatë kur UNMIK-u nuk është më i nevojshëm. Mendoj se është shumë mirë që EULEX-i është përgjegjës, veçanërisht EULEX-i duhet të ndihmojë në përmirësimin e strukturave demokratike të Kosovës”.
Pack pati dhe një porosi për institucionet kosovare. Ajo tha se zgjedhja e avokatit të popullit, është shumë e rëndësishme. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, deklaroi se Kosova është e përkushtuar të ndërtojë një shtet demokratik.
Fatmir Sejdiu: “Vendi për të gjithë qytetarët me kujdes të veçantë për minoritet dhe natyrisht një vend që do të nxitoj zhvillimet e saj në përmbushjen e kritereve për të qenë nesër anëtare e BE-së”.
Shefi i qeverisë kosovare Hashim Thaçi, i garantojë eurodeputetes gjermane se do të bëhet më tepër punë. Ai tha se institucionet e Kosovës janë zotuar se do t’i kryejnë të gjitha obligimet e tyre në lidhje me angazhimin dhe integrimin e minoriteteve në procesin e decentralizimit. Pack dhe krerët e institucioneve kosovare diskutuan edhe për çështjet ekonomike dhe krizën globale e cila i ka prekur edhe vendet më të zhvilluara në botë./tvklan.al