Lajme Arkiva 2003
Kryeprokurori i Vlorës Petrit Çano premton se dosja e Himarës do të shkojë shumë shpejt në gjykatë. Sipas tij neni në të cilën kualifikohen ngjarjet e Himarës është ai i poshtërimit të republikës së Shqipërisë, por po shikohen provat edhe për akuzën tjetër atë të nxitjes së urrejtjes nacionale.
Petrit Çano: Në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Himarë në ditën e zgjedhjeve lokale Prokuroria e Rrethit të Vlorës ka filluar një procedim penal në bazë e nenit 268 të kodit penal që bën fjalë për poshtërim të republikës së Shqipërisë dhe të simboleve të saj dhe njëkohësisht është duke jetuar edhe të gjithë elementët e tjerë, nëse ndodhemi përpara veprave të tilla penale që lidhen me këtë problem siç janë ato të nxitjes së urrejtjes nacionale, manifestimi i filluar ditën, duke pasur një suport të organizuar rreth. Thirrjet që aty janë bërë për të vënë në element të veprës penale të cilat unë i përmenda më sipër. Ne po mendohemi që këto veprime ti mbarojmë sa më shpejt. Hetimi duhet të jetë objektiv, duke përcaktuar përgjegjësitë e gjithsecilit, duke nxjerrë organizatorë.
Zoti Cano edhe pse thotë se janë identifikuar disa nga pjesëmarrësit, nuk deklaron asgjë për firmosje e urdhër arresteve për kapjen e tyre./tvklan.al