Dosja e ngjarjes tronditëse të 10 Prillit 1994 në Postën Kufitare të Peshkëpisë së Dropullit në rrethin e Gjirokastrës, gjatë këtyre 5 vjetëve ka mbetur e mbyllur. E vërteta e autorësisë së asaj ngjarje mbetet enigmë pasi autorët janë të pandëshkuar. Në këtë ngjarje dy ushtarakë shqiptarë të Postës Kufitare mbeten të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Ishte një sulm i një grupi terrorist të armatosur të ardhur nga Greqia që hyri në repartin e kësaj poste madje në repartin ku ishin të strehuar ushtarë dhe oficerë ku madje u gjendën të paarmatosur. Më vonë Greqia njoftoi se autorët ishin përfaqësues të organizatës Mavia. Madje Prokuroria e Athinës arrestoi dhe pesë persona të dyshuar tre prej tëcilëve shqiptarë me pretendimin se i përkisnin etnitetit grek.

Më vonë, kur ngjarja kaloi në kohë, terroristët grekë të akuzuar u lëshuan. Madje sot dhe ata shtetas shqiptarë që u deklaruan si grekë janë rikthyer në jetën e tyre normale. Ndërsa për viktimat e atij akti terrorist ka mbetur vetëm një kujtim familjar dhe zi zyrtare. Ndërsa në vendin e ngjarjes së 10 Prillit të vitit 1994 ka mbetur ajo postë me pamjen e saj shkatërruese. Posta Kufitare me urdhër të Ministrit Petro Koçi merr emrin e oficerit të vrarë Fatmir Shehu.

Kjo është njëra ndër 10 postat shqiptare në kufirin shqiptaro-grek të cilat dy vite më parë u shkatërruan plotësisht. Si të tilla ata mbeten vetëm në librat e Ministrisë së Rendit pasi aktualisht në këto godina mbizotëron zbrazëtia. Ne fushë mungon kujdesi i banorëve për fushat e ndërsa në postat kufitare vërehet vetëm ajo që mund të quhet mungesë e riardhjes së shtetit, dhe kjo mungesë do të thotë që fati mos na dhëntë incidente të tjera pasi kufinjtë tanë i mbron dhe i ruan jo forca e ushtrisë por rastësia./tvklan.al

Gazetar: Aleksandër Çipa