Përdorimi i internetit dhe në mënyrë specifike i Facebook po shndërrohet në mani jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën. Të gjithë ulen nëpër kompjutera për të komunikuar përmes këtij sajti që është krijuar në vitin 2004 nga një student 19-vjeçar i Harvardit, i cili sot numëron 100 milionë persona të regjistruar që komunikojnë mes tyre. Shumë njerëz kanë gjetur
këtë mënyrë për të rigjetur apo për t’u vënë në kontakt me miq të vjetër. Facebook Mania do të ishte edhe tema e mbrëmjes së sotme në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ku të ftuar ishin Erion Veliaj, Petro Koçi, Iva Tiço, Dalina Buzi, Blendi Salaj, Mirela Sulo.
“Facebook është një mënyrë fantastike për të komunikuar në kohë reale dhe e pakushtueshme. Sot pjesën më të madhe të organizimeve e bëjmë nëpërmjet Facebook dhe funksionon shumë mirë. Në fillim nuk ishte puna qëllimi përse e hapa Facebook-un, u bë shkak një mik i imi nga Afrika e Jugut, por mund të them që nëpërmjet tij bëhet një organizim shumë i mirë punës”, tha Veliaj./tvklan.al
Të ftuar: Erion Veliaj, Petro Koci, Iva Tico, Dalina Buzi, Blendi Salaj, Mirela Sulo.