Jo pak, por dy volume me një seri materialesh hetimore ndaj ish-ministrit të mbrojtjes, i janë dërguar në datën 9 maj zyrës së kryeparlamentares Jozefina Topalli. Prokurorë të çështjes konfirmojnë për Klan se ditën e premte të javës që shkoj ata kanë dërguar një pjesë të mirë të provave ku prokuroria ka mbështetur akuzat ndaj deputetit republikan.
Në këto 2 volume përfshihen dokumente që mbajnë firmën e ish-ministrit Mediu, i akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me tragjedinë e Gërdecit në 15 mars. Kryetarja e parlamentit nuk u mjaftua vetëm me kërkesën që kryeprokurorja Ina Rama i dërgoji parlamentit për heqjen e imunitetit të Mediut, me qëllim marrjen e tij nën hetim.
Ndërkohë hetimet pritet të nisin edhe për 3 ish-drejtuesit e lartë të ushtrisë të shkarkuar pak ditë më parë nga funksionet. Motivacioni i shkarkimit të tyre nga detyra 2 muaj pas tragjedisë lidhej pikërisht me shpërdorimin e detyrës. Një veprim i cili është konstatuar zyrtarisht dhe pas një analize të mirëfilltë të veprimeve nga ministri i mbrojtjes Gazmend Oketa./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani