Suga nga grupi i artistëve K-pop BTS është gjobitur me 11,500 Dollarë për drejtimin e një skuteri elektrik në gjendje të dehur. Këngëtari (emri i vërtetë i së cilit është Min Yoon-gi), u padit në Gusht pasi u pikas nga policia teksa përpiqej të ngrihej nga skuteri pranë shtëpisë së tij dhe aty u zbulua se ishte i dehur.
Gjoba iu vendos Sugas të premten e kaluar nga një gjykatë e Seulit. Atij gjithashtu iu hoq patenta në muajin Gusht. Asokohe, ai kërkoi falje duke thënë se kishte marrë skuterin për të shkuar në shtëpi dhe kishte harruar që nuk mund të përdorësh këtë mjet nën ndikimin e alkoolit.
“Edhe pse askush nuk u dëmtua dhe nuk u dëmtua asnjë pronë, kjo është tërësisht përgjegjësia ime pa asnjë justifikim. U kërkoj falje atyre që janë lënduar nga pakujdesia dhe sjellja ime e gabuar dhe do të siguroj që kjo të mos ndodhë më në të ardhmen”, tha ai në një deklaratë.
Suga u përball me reagime në ditët në vijim, ndërkohë që disa i kërkuan të largohej nga BTS. Idhujt e K-pop-it në Korenë e Jugut përgjithësisht pritet të paraqesin një imazh të pastër, ndonëse në këtë rast, shumë nga fansat e Sugas ishin mbledhur gjithashtu në mbrojtje të tij./tvklan.al