Lajme Arkiva 2003

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Bajram Ibraj e konsideron një goditje të rëndë ndaj biznesit shqiptar dy ngjarje te fundit, vrasje e Florian Vilës dhe rrëmbimin e të afërmit të një biznesmeni në Vlorë.

Bajram Ibraj: Fërkime të rënda disa vrasje apo vjedhje të ndodhura kohët e fundit në Tiranë, Vlorë apo Shkodër, kanë tronditur me të drejtë opinionin publik dhe kanë vënë në shënjestër të medias punët e veçanta të strukturave të policisë. Disa nga këto ngjarje janë të lidhura me krimin e organizuar dhe nuk dua që të përsëris ato që thash më lartë, por disa nuk rezultojnë paraprakisht si të tilla bile duket sikur kanë në shënjestër frenimin e bizneseve legale apo goditjen e personave publik pra për të krijuar një lloj paniku dhe imazhi negativ të situatës së rendit dhe sigurisë në rend.

Nga të dhënat e mbërritura gjatë hetimeve të krimeve të rënda që ndodhën në Tiranë Drejtori i Policisë së shtetit u tregua i pakënaqur për shkak të mungesës së profesionalizmit të unifomarve blu. Ai mori si shembull prova për vrasjen e sekretarit të përgjithshëm të Komunitetit Mysliman.

Në armën e vrasësit tre nga 4 shenjat e gjetura i përkisnin ekspertë ve që hetuan në vendin e ngjarjes.

Bajram Ibraj: Rezulton se edhe në vrasjen e shtetasit Sali Tivari nga 4 gjurmë të gjetura për identifikimin e autorit në vendin e ngjarjes. Tre i përkasin pikërisht pjesëtarëve të tjera dhe natyrisht grupit hetimor dhe vetëm një është si e mundshme e autorit. Problemi tjetër është se pasi kalon faza e parë ngjarja lihet në harresë nga drejtuesi kryesor ndërsa strukturat ose personat përgjegjës për zbulimin e saj më shumë merren me faktin se kush duhet ta ndjekë këtë ose atë ngjarje. Shpesh ato mbeten në dorë të ndonjë inspektori zone pa përvojën e duhur ndërsa analiza për këtë ngjarje bëhen në të shumtën e rasteve të diktuara nga lart./tvklan.al