Sokol Kraja: “Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sapo u njoh me situatën e Lezhës dhe Shkodrës, sot në orën 18:00 krijoi shtabin e emergjencës, i përbërë në funksion të situatës emergjente në zonën e Lezhës dhe të Shkodrës.

Shtabi është i kryesuar nga nën-drejtori i Përgjithshëm i Doganave , drejtori i departamentit operativo hetimor në funksion të cilit janë vendosur 5 grupe të antikontrabandës tokësore të përbërë nga 25 punonjës, njëkohësisht janë vënë në dispozicion të kësaj situate emergjente tre motovedeta të kontrabandës detare me 12 punonjës.

Njëkohësisht drejtori i rajonalit të Shkodrës dhe të Lezhës janë në shërbim 24 orë për të vënë në dispozicion të prefekturës të zonës së Lezhës dhe të Shkodrës ambientet përkatëse.

Njëkohësisht në funksion të situatës emergjente Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka vendosur sistemin radio i cili mbulon antenat e gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe në këtë kuadër janë në funksion dy numrat e emergjencës, në mënyrë që në këto dy numra mund të marri në telefon çdo qytetarë për ndihmë emergjente. Numrat janë: 221 111 dhe 235 327.

Njëkohësisht drejtoria e përgjithshme e doganave ka marrë masat për garantimin e arkivave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në Lezhë dhe në Shkodër në rast përmbytjeje për ti evakuuar dhe për tu garantuar sigurinë dhe ruajtjen totale të tyre”./tvklan.al