Lajme Arkiva 2003

Drejtoria e Policisë së qarkut Kukës ka marrë masa për garantimin e sigurisë dhe lëvizjen e lirë të shtetasve të huaj dhe shqiptar, në segmentet përkatëse të rrugëve nacionale.

E gjithë kjo siguri vjen si rezultat i shërbimit prej 24 orësh, ngritje postblloqesh në akset kryesore pa lënë mënjan asnjë segment rrugor. Segmentet Morinë-Kukës- Qafë Shak, Krumb, Kukës, Qafë Morinë, Bajram Curri, Fierzë do të jenë më shumë në kujdesin e policisë.

Sipas zëdhënëses së kësaj drejtorie këto lloj shërbimesh  do të jenë më të përqendruara në periudhën qershor-shtator kohë në të cilën këto segmente rrugore janë shumë më të ngarkuara nga fluksi i lëvizjeve kosovare të shtetasve të huaj në drejtim të bregdetit dhe pikave turistike shqiptare./tvklan.al