Lajme Arkiva 2004

E lumtur do ishte edhe një po të kish pas 13 vitesh, jo tashmë që 35-vjeçarja durrsake ka 2 vajza. Foshnjat janë nxjerrë në dritë në muajin e 8, por kjo nuk do të thotë asgjë për një shëndet të plotë.

 Vajzat për të cilat tani nuk është  i rëndësishëm emri do të kenë jetën e gjatë, kanë filluar të ushqehen me gjirin e nënës. Një nënë që prej dy ditësh gëzon këtë emër, por edhe ruhet dhe nuk shfaqet pasi  e pengon mentaliteti fisnor.

Fekondimi in vitro nuk njihet dhe perceptohet si fëmija i tjetërkujt në fisin e saj. Nëna nuk ka probleme shëndetësore, por problem janë ata që do të mësojnë se fëmija është i fekonduar. Në dijeni të kësaj lindje janë vetëm çifti.

Mjeku: Me këto metoda të reja i hapet një dritare shumë  çifteve të reja të cilët kanë probleme të ngjashme për të arritur mundësitë e një shtatzënie. Fëmijët gati 13 ditë, po e marrin veten sepse  ditët  e para sigurisht, adaptimi me ambientin e jashtëm ka problemet e veta, por deri tani gjendja është e mirë dhe ne  shpresojmë se do t shkojë mirë.

Nga 21 çifte të radhës  që presin fëmijë nga fekondimi artificial, një  pritet të lindë trenjak, e të tjerët binjakë e nga një fëmijë./tvklan.al