Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Pas një takimi të kryer para pak ditësh, ku ndër të tjera u theksua dhe problemi i kalimit të disa kompetencave nga bashkia e Tiranës, në 11 njësitë bashkiake, drejtuesit e minibashkive përkatëse presin të marrin kompetenca të tilla si:
Arben Tafaj: “Fasadat, rrethimet, çatitë, apo ngjyrat e këtyre fasadave, i mureve rrethuese të shtëpive private, këto janë probleme që duhet të zgjidhen direkt prej nesh. Mënyra e mbledhjes së taksave, resurset më të mëdha me këtë problem janë atëherë kur të futen në lojë njësitë bashkiake, sepse ne e njohim dhe e kontrollojmë më mirë territorin tonë, është detyrë direkte e jona të ndikojmë në rritjen dhe grumbullimin e këtyre taksave”.
Ndërsa për të tjera kompetenca, flet kryetarja e njësisë bashkiake nr.10.
“Ne të bëjmë mirëmbajtjen e lulishteve, ne të kemi mundësinë e propozimit për projekte, si tregjet e vogla t’i ngremë ne dhe t’i mirëmbajmë ne, apo propozimin e projektit të disa parkingjeve, që sot aktualisht janë bërë shumë problem për vetë qytetarët e Tiranës brenda komunitetit”./tvklan.al