Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Ka kërkuar përsëri heqjen e masës së arrestit në burg Dritan Avdyli, i akuzuar si i dyshuar për vrasjen e të shoqes Erieta Avdyli. Pas dy muaj e gjysmë arrest, ish-shefi i komisariatit nr.1 Avdyli, është sjellë përsëri sot në Gjykatën e Faktit për revokim mase. Por sot avokati i Avdylit, ka kërkuar që seanca të mos drejtohet nga gjyqtarja Entela Zelka, e cila është zgjedhur me short.
Sipas avokatit, gjyqtarja ka qenë anëtare e trupit gjykues, që ka lënë në fuqi vendimin mbi kujdestarinë e fëmijëve të çiftit Avdyli. Pas pretendimit të avokatit edhe gjyqtarja Entela Zelka ka pranuar dorëheqjen, duke ndërprerë seancën, por dorëheqja e gjyqtares Zelka, nuk është pranuar nga kryetari i gjykatës Sokol Çomo. Pas kësaj çështja kalon në Gjykatën e Apelit, ku do të vendoset nëse do të jetë gjyqtarja në fjalë, që do të shqyrtojë kërkesën për revokim mase për Dritan Avdylin./tvklan.al