Lajme Arkiva 2003

Dritan Prifti: Në fakt fjala e zotit Nano mu duk një fjalë absolutisht jo përfaqësuese, një fjalë që nuk i shkon për shtat ta mbajë kryetari i Partisë Socialiste që normalisht në kongresin e partisë duhet të përfaqësoj të gjithë delegatët e gjithë anëtarësisë socialiste. Këtë e them sepse edhe po të masim minutazhin e kësaj fjale, gjysma e fjalës ishte demagogji për suksesin që do të arrijmë në 2015 dhe në 2025, nuk ishte aspak llogari dhënie për situatën kub ndodhemi sot dhe gjysma e fjalës ishte goditje e mendimit ndryshe dhe e kundërshtarëve politik brenda partisë. Unë mendoj që demagogjia ishte si zakonisht, mbase dhe më e shfrenuar sepse arriti deri aty sa të japë mesazhe shumë dëshpëruese për shqiptarët. Mesazhi që zoti Nano dha për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në vitin 2025 është një mesazh shumë i dëshpëruar. Partia Socialiste në raportin e saj duhet të përfshinte pranimin e gabimit, për mosbërjen e aleancave parazgjedhore, ashtu siç duhet të premtonte para elektoratit që nuk do të vazhdojë në rrugën e përçarjes së të majtës.

Namik Dokle: Raporti i zotit Nano përcaktonte këto etiketa, të një partie serioze të një force politike shqiptare që tashmë është anëtare internacionale socialiste dhe të një vendi i cili është në rrugën e integrimit dhe është një aleatë i respektuar i aleancës së madhe antiterror dhe është një raport i një qeverisjeje që tashmë i ka dhënë  fund ngrirjes së buzëqeshjes së shqiptarëve. Unë jam shumë i bindur se zoti Nano do fitoj. Me këtë bindje kam firmosur listën e njerëzve që e propozojnë atë për kryetar të partisë dhe kjo bindje besoj që do të funksionojë në shumicën e delegatëve të kongresit.

Spartak Braho: Është një fjalim në kuadrin e fjalimeve demagogjike që nuk evidenton ato problem që ka sot qeverisja dhe Partia Socialiste.

Fatmir Xhafaj: Është një fjalim i cili përpiqet që të ketë argumente, të argumentojë këto vite të qeverisjes së partisë socialiste, natyrisht argumente edhe për tezat dhe kundërtezat që janë hedhur në politikë gjatë kësaj periudhe para kongresuale dhe kryesorja është që ka mesazhe pozitive për atë se çfarë duhet ti bashkojë socialistët dhe se çfarë duhet të zgjedhë ky kongres. Në rreshtat e fjalimit të zotit Nano kuptohej shqetësimi që kishte Partia Socialiste, por unë mendoj se ndoshta zoti Nano nuk ka dashur që fjalimi i tij ti rriste tensionet, por përkundrazi ti ulte tensionet, ti ulte tonet dh në mundësinë që ti japi të gjithë aktorëve që në pikëpamjet e tyre të fokusohen në ato që na bashkojnë dhe jo në ato që na ndajnë./tvklan.al