Disa kohë më parë këngëtarja e njohur Dua Lipa ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se do sjellë së shpejti koleksionin Dua Lipa x Pepe Jeans në bashkëpunim me brendin londines Pepe Jeans.
Ditën e sotme, Dua Lipa e ka nxjerrë në treg këtë koleksion e cila është inspiruar nga vitet ’90 në Londër. Këngëtarja ka dashur të krijojë gjithmonë rroba moderne që përfaqësojnë atë dhe dëgjuesit e saj.
Në fotot e publikuara shihet Dua me rrobat e dizejnuara nga vetë ajo dhe në një prej tyre, ajo shihet topless për të vënë më shumë në pah modelin e xhinseve të saj. /tvklan.al



