Një duet gjeneratash. Kështu mund të konsiderohet ai mes Dua Lipës dhe Sherit në ceremoninë e përvitshme që zhvillohet në Klivlend të Ohajos në muzen “Rock&Roll Hall of Fame”.
Ylli i muzikës Pop me origjinë nga trojet shqiptare performoi në krah të yllit 78-vjeçar të të njëjtit zhanër, këngën e kësaj të fundit “Belive”.
Të dyja këngëtaret janë pjesë e historisë së muzikës Pop, njëra si përfaqësuesja e gjeneratës së re, ndërsa tjetra si pjesë e së vjetrës.
Nëpër media është përfolur shpesh se Sher dhe Dua Lipa nuk kanë asnjë konsideratë për njëra – tjetrën, por kjo paraqitje së bashku vërtetoi krejt të kundërtën dhe pati mjaft sukses.
Tv Klan