Në ekranin e “Ka Një Mesazh Për Ty” u shfaq një listë kërkesash për Marsela Çibukajn të shkruara nga personat që e kanë ftuar në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Më pas, disa fshesa të ndryshme që tregojnë zakonin e saj për të pastruar skenën përpara çdo performance u shfaqën në studio duke e nxitur të mendonte një emër.
Këngëtarja pati disa ide duke përmendur ata që i vinin ndërmend, por pyetja e fundit e bindi se është partneri i saj, Vitmari. Ajo iu përgjigj edhe pyetjes duke zbuluar pse nuk kanë ende një duet asë bashku.
Marsela Çibukaj: Është Vitmari.
Ardit Gjebrea: “Një duet bashkë do ta kemi apo jo?”
Marsela Çibukaj: Faktikisht është një duet që të gjithë presin, unë mendoj që është Vitmari sepse unë kam bërë bashkëpunime edhe me artistë të tjerë por me artistin që kam në shtëpi ende jo. Kjo sepse sa herë që ne ulemi për të kompozuar diçka bashkë, ai ka frymëzimin e tij, unë kam timin dhe sigurisht që kemi ato përplasjet stilistike në kompozimin e këngës dhe ngaqë kam lirshmërinë apo lirinë që edhe të mërzitem më thjesht me një person që e kam të zemrës, e kam të afërt sesa me një kompozitor me të cilin punoj në studio, me Vitmarin ndërpritet gjithmonë puna sa ka filluar kështu që s’kemi përmbyllur asnjëherë një projekt bashkë. Unë mendoj që është Vitmari./tvklan.al