“Pas 25 Prillit të mendojnë edhe për futbollin”
Ndryshimet në Ligjin e Sportit të kërkuara nga komuniteti i futbollit nuk janë bërë ende. Kreu i FSHF-së, Armand Duka uron që pas zgjedhjeve të kthehet vëmendja te premtimet e dhëna.
“Qeveria ka hyrë në ethet e fushatës elektorale dhe nuk shpresoj që të bëhet ndonjë gjë deri më 25 Prill. Uroj që pasi të mbarojnë këtë garë të mendojnë edhe për ne në futboll”, tha Duka.
Pika kryesore te kërkesat është ligji i sponsorizimit që sipas komunitetit të futbollit do të kthejë produktiv sportin në vend. Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit synon të zhvillojë ekipet e femrave.
“Thuajse 20% e buxhetit të FSHF-së shkon për të nxitur futbollin e femrave. Çdo klub që ka një ekip vajzash do të ketë një fushë”, tha Duka.
Kampionatit që mbahet prej vitesh po i shtohen edhe ato të moshave. Këtë të shtunë në Durrës nisi kategoria U15 një mënyrë për të patur sa më shumë vajza në këtë lojë, duke rritur edhe cilësinë.
Tv Klan