Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Fati i presidentit rus Boris Jelsin në duart e Dumës ruse. 2/3 3 parlamentit rus pritet të vendosin që të fillojnë procedurën e hetimit mbi pesë akuzat e ngritura të presidentit Jelsin. Pesë akuzat e ngritur ndaj tij janë:

1 – Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin ’91.

2 – Shpërbërja e parlamentit rus po në vitin ’91.

3 – Shkatërrimi i ushtrisë ruse.

4 – Genocid ekonomik ndaj popullit rus.

5 – Fillimi i luftës në Çeçeni.

Procedura e hetimit të Dumës mbi veprimtarinë e Jelsinit duke u bazuar në këto pesë pika do të zgjasë rreth tre muaj. Vetë Jelsin ende shpreson në mbështetjen e nacional komunistëve dhe liberalëve për mos çuarjen e procesit në ekstrem deri në vendosjen e tij “impingement”.

Nëse dhoma e ulët pranon të paktën një nga pesë akuzat atëherë për 90 ditë Duma do të shqyrtoj dëshminë e 29 të thirrurve mes tyre shumë politikanë e personalitete dhe do tja përcjell për shqyrtim çështjen Dumës, e cila ka autoritetin dhe të drejtën për të shkarkuar osë jo presidentin e rusisë Boris jelsin./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori