Turistët e vjeshtës zgjedhin Durrësin kryesisht për ofertat e lira dhe turet e shumëllojshme kulturore.

“Pavarësisht nga stina në të cilën ndodhemi, interesi i turistëve për Durrësin mbetet i lartë. Përveç plazheve dhe detit në ditët me diell, ata zgjedhin të eksplorojnë kulturën, historinë dhe arkeologjinë e vendit tonë”, raporton gazetarja Enkeleda Arapi.

Turistët kanë mundësi që brenda ditës të vizitojnë lehtëisht sitet e veçanta apo pikat e ndryshme turistike. Paketat turistike variojnë nga 7 deri në 10 ditë qëndrimi, duke kombinuar turizmin kulturor me pushimet në plazh.

Ndërsa vjeshta sjell oferta të mira që tërheqin vizitorë nga rajoni, vendet e BE-së, por edhe më gjerë. Kryesisht fundjavat në Durrës janë gjithmonë plot me turistë të huaj. Shumë prej tyre i janë rikthyer qytetit bregdetar pasi vlerësojnë çmimet, plazhet por edhe kulinarinë e zonës.

Klan News