“Na pëlqen Shqipëria, ushqimi është fantastik”
Fundjavat në bregdetin e Durrësit vijojnë të shënojnë numër të lartë pushuesish nga vendi e të huaj.
Për të shfrytëzuar ditët me diell dhe, banorët e zonës dhe kryesisht të moshuarit janë përherë të pranishëm në shëtitoren përgjatë vijës bregdetare.
Mes banorëve vendas ka edhe turistë të huaj të cilët janë tërhequr më së tepërmi nga klima e favorshme por edhe ushqimi e mikëpritja shqiptare.
“Do qëndrojmë 5 ditë, koha është shumë e mirë, ushqimi gjithashtu dhe njerëzit miqësorë. Ne vijmë për herë të parë në Shqipëri dhe kemi ardhur me shokë nga vende të ndryshme”.
“Na duket mjaft mirë këtu. Sot kemi parë gjërat kryesore të Durrësit, si amfiteatrin për shembull dhe po sot do të shkojmë të shohim edhe Tiranën”.
Burime nga shoqata e turizmit si dhe operatorët turistikë bëjnë të ditur se ky sezon turistik pritet të jetë po aq i suksesshëm sa ai i vitit të kaluar, madje pritshmëritë janë që të tejkalohet në shifra numri i vizitorëve që pritet të vijnë gjatë verës.
Tv Klan