Lajme Arkiva 2004

Një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë gjatë orëve të natës tek po kryenin shërbimin si efektivë të policisë rrugore në fillim të autostradës. Vrasja është kryer me një armë policie dhe  autor të saj  janë dy efektivë  të gardës, Sovran Qeleposhi dhe Guxim Kërtoçi. 

Dy policët janë informuar në radio për të ndaluar një makinë “benz” e grabitur në  Durrës nga dy  persona  të cilët më pas kanë hyr në autostradë me drejtim Tiranën.

Efektivët blu kanë bërë shenjë për  të ndaluar  dhe më pas janë vënë në ndjekje  të dy policëve efektivë garde të cilët kanë qëlluar duke lënë pa jetë policin Allaman Dervishi. Efektivi tjetër Resmi Hasanpapa megjithëse në gjendje jete ka marrë një plumb në afërsi të shtyllës kurrizore duke mbetur i paralizuar.

Mjeku: Polici sillet urgjent rreth orës 2:10 të natës në gjendje shumë të rëndë i plagosur me armë zjarri në hemitoraksin e majtë, ju bënë menjëherë  të gjitha ekzaminimet e nevojshme radiologjike, u mor në sallën e urgjencës. Aktualisht është i stabilizuar me parametrat hemodinamik me puls  me tension, kuadri i gjakut është i stabilizuar, venat funksionojnë mirë megjithatë ngelet paraplegjia që duhet riverifikuar.

Me kujdesin e Ministrisë së Rendit i plagosuri është dërguar tashmë për kurim drejt Italisë, policia e Tiranës ka arrestuar edhe një tjetër infektiv të saj si i implikuar në ngjarje, arma e krimit është pistoleta e një polici në repartin 324 mik i autorëve të ngjarjes./tvklan.al