Kryeministrja e Danimarkës dhe ai i Spanjës priten të kenë një takim me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky ditën e sotme në Kiev.
Kyeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka mbërritur tashmë në kryeqytetin ukrainas për t’u takuar me liderin e vendit, informoi këtë mëngjes zyra e tij, sipas Sky News.
Nuk është ende e qartë nëse kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka arritur në Kiev. Palët pritet të diskutojnë për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe ndjekjet ligjore për ‘’krimet e luftës dhe dhunimin e të drejtave të njeriut’’ tha në një deklaratë të fundit Frederiksen./tvklan.al