Lajme të mira për kombëtaren tonë mund të konsiderohen ato që vijnë nga kampi ukrainas. Sulmuesi kryesor, Artem Dovbyk mund të mungojë në ndeshjen e sotme. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, gjendja fizike e 27-vjeçarit mban në ankth përfaqësuesen ukrainase.
Shenjë që është dërguar edhe tek Roma, me mjekët e klubit italian që kanë kërkuar pushim për Dovbyk në ndeshjen ndaj Shqipërisë.
Kryeqytetasit duan ta kenë të gatshëm sulmuesin për ndeshjen e kampionatit me Napolin në javën e ardhshme. Aktivizimi ndaj kuqezinjve mund të shkaktojë probleme në gju, pavarësisht se na ekzaminimet e fundit nuk është zbuluar asnjë shqetësim për Dovbyk.
Kërkesë që do shtyjë teknikut Rebrov për të arnuar repartin e sulmit në sfidën e orës 20:45 në stadiumin “Air Albania”.
Klan News