Italia do të luajë dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve këtë muaj. “Axurët” përballen fillimisht me Belgjikën në transfertë dhe më pas pret Francën.

Në prag të këtyre dy takimeve, trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka publikuar listën me lojtarët që do të jenë të grumbulluar.

Thirrja e parë në kombëtare për mbrojtësin e Fiorentinës, Pietro Comuzzo, mbrojtësin e Juventusit, Nicolò Savona dhe mesfushorin e Lazios, Nicolò Rovella.


LISTA:

Portierë: Gianluigi Donnarumma, Alex Meret, Guglielmo Vicario.

Mbrojtësit: Alessandro Bastoni, Alessandro Buongiorno, Andrea Cambiaso, Pietro Comuzzo, Giovanni Di Lorenzo, Federico Dimarco, Federico Gatti, Caleb Okoli, Nicolò Savona , Destiny Udogie.

Mesfushorë: Nicolò Barella, Davide Frattesi, Niçolò Pisilli, Samuele Riçi, Nicolò Rovella, Sandro Tonali.

Sulmuesit: Moise Kean, Daniel Maldini, Giacomo Raspadori, Mateo Retegui.

/tvklan.al