Kombëtarja shqiptare, zhvilloi këtë të martë, ditën e dytë të përgatitjeve, për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve, ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Trajneri Silvinjo, kishte në stërvitje edhe Myrto Uzunin, Mario Mitajn, Jasir Asanin dhe Adrian Bajramin, ndërsa Enea Mihaj mbërriti pasditen e sotme në Tiranë dhe u la pushim nga stafi teknik.

Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike. Edhe në këtë seancë stërvitore me skuadrën u bashkuan disa lojtarë nga Kombëtarja U-21, Feta Fetai, Marcelino Preka, Adrion Pajaziti dhe Stiven Shpendi.

Nesër Kombëtarja do të zhvillojë seancën e radhës stërvitore, ndërkohë që të enjten ekipi do të udhëtojë drejt Pragës. Ndeshja Ukrainë – Shqipëri do të luhet të shtunën më 7 shtator, në orën 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë, ndërsa transferohet në ekranin e Tv Klan.

/tvklan.al