Kristjan Asllani shkëlqen në fitoren me manita golash të Interit ndaj Hellas Verona. Mesfushori shqiptar shërbeu me asist në një prej golave në triumfin 5-0, duke fituar simpatinë e trajnerit, Simone Inzaghi, por edhe mediave italiane.
Pas sfidës, tekniku pranoi se ka besim të madh te 22-vjeçari, sidomos pas performanës së mirë edhe me kombëtaren shqiptare. Sipas italianit, Asllani e ka fituar kandidaturën post-Çahanollu, pra kur mungon turku, do të jetë mesfushori kuqezi ai që do e pasojë. I kënaqur për këtë performancë është shfaqur edhe Asllani.
“Jam i lumtur për 90 minutat në fushë. Ndeshjet që luajta me kombëtaren ishin të dobishme. Jam i kënaqur me asistin dhe me tre pikët, të cilat janë jetike. Jam rritur shumë sidomos pas dëmtimit. Në fillim lexoja kritikat dhe dekurajohesha, teksa tashmë kam mësuar të mos i lexoj si diçka të tillë, por t’i kthej në forcë”.
Përveçse asistimit dhe shumë pasimeve me vizion dhe me vertikalitet, Asllani mori dhe një super vlerësim. Mesfushori i Kombëtares për paraqitjen u vlerësua me notën 7.9.
Klan News