Kompania Jaguar është në vene ne fokus një stuhie mediatike e kjo për shkak të fushatës së saj reklamuese.

Ndryshe nga fushatat e mëparshme, asnjë makinë nuk shfaqet në pamjet vizuale që shoqërojnë videon promovuese, duke bërë që përdoruesit e rrjeteve sociale të kritikojnë kompaninë.

Prodhuesi i automjeteve publikoi këtë spot 30 sekondash ku shfaqen vetëm modele të ndryshme me veshje me ngjyra të ndezura.

Mes atyre që kanë komentuar për këtë reklamë është edhe shefi i Teslas Elon Musk, i cili ka shkruar  poshtë videos A shisni makina ?

Kompania është në një proces transformimi pasi ka në plan të orientohet drejt automjeteve elektrike për të konkurruar me Tesla dhe madje edhe Rolls Royce.

Klan News