#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #hotelishtmegladin
Muzikë më të ulët, shumë jastëkë dhe një përrallë, inpektore Gladi teston durimin e stafit të hotelit
“Hotelisht me Gladin” është rubrika e re në emisionin “E Diela Shqiptare”. Gladi është eksperte në fushën e shërbimit dhe të menaxhimit të hoteleve ajo ka pasion hotelet dhe shprehet se ajo që i pëlqen të bëjë është të koleksionojë gabime. Ajo shkon si një kliente, një kliente nga ato “të bezdisurat” dhe shikon shërbimin nëpër hotele të ndryshme.
Këtë të diel Gladi ka testuar shërbimin e një hoteli të huaj, fillimisht ajo ka kërkuar kamerat e sigurisë së “M&K” Hotel në mënyrë që inspektimi i saj të ishte i gjithi i filmuar. Testimin ajo e nisi që pa shkelur në hotel, me anë të telefonatës së bërë në recepsion. Të gjitha shërbimet e hotelit kaluan në sitën e Gladit, nuk shpëtoi as kamerieri dhe as sanitarja, por ajo që e vuajti më shumë prezencën e kësaj “klienteje të bezdisur” ishte pa dyshim recepsionistja Alba, e cila shfaqi durim të jashtëzakonshëm ndaj të gjitha kërkesave të “klientes”, edhe ndaj atyre më absurdeve.
“Le të shikojmë pak këto fotografitë e Marubit që në fakt shkojnë shumë këtu me dekorin e dhomës, por edhe te dhoma e dytë është e njëjta pamje. Ta ngacmoj pak Albën për këtë. Ndërkohë që në fakt e ka ulur zërin e muzikës tamam siç premtoi. Alba, Alba…sot do ma dëgjosh shpesh zërin“.
Gladi: Alba Gladiola jam prapë.
Recepsionistja: Po më të lutem më thuaj.
Gladi: Faleminderit shumë që ja ule zërin se tani është shumë më këndshëm dhe do më zëri gjumi shumë shpejt.
Recepsionistja: Në rregull, kënaqësi që ju ndihmuam!
Gladi: Në fakt mora për këto pamjet që kam këtu në dhomë, janë disa fotografi të Marubit që më pëlqejnë shumë, vetëm se janë dy piktura njësoj nuk e di a mund ta ndryshojmë njërën?
Recepsionistja: Në çdo dhomë janë pak a shumë të njëjtat pamje dhe normalisht të njëjta piktura të Marubit, jemi munduar që standardit gjerman ta rikthejmë pak a shumë edhe në tradicionalet tona.
Pas kërkesës për uljen e muzikës, për ndryshimin e pikturave, dhe kërkesës së refuzuar për lejimin e duhanit në ambientin e dhomës, Gladiola i kërkon Albës t’i sjellë jastëk, këtë kërkesë e bën plot tre herë, aq sa bindet se në rast se do kërkoj më shumë ata do i sjellin sërish. Pas gjithë këtyre kërkesave ajo i bën Albës edhe kërkesën më absurde….
“Krevatin e mbusha me jastëk, as nuk përtuan fare. Shumë të sjellshëm! Por Albën do e marr edhe një herë në telefon”, tha Gladi para se të bezdiste për të disatën herë recepsionisten.
Gladi: Alba!
Recepsionistja: Po si mund të ndihmoj?
Gladi: Faleminderit shumë për jastëkët, jam shumë rehat tani, vetëm se nuk po më zë gjumi.
Recepsionistja: Arsyeja?
Gladi: Nuk e di. A mund të më tregoni një përrallë a ndonjë gjë? Si bëni në kështu rastesh?
Recepsionistja: Për përralla nuk besoj./tvklan.al