#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #arditgjebrea#enkeledja#rudina#engjellushe#luçiana#mama#shoqe

Nuk janë takuar prej më shumë se 20 vjetësh, dy mikeshat shihen për herë të parë

“Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrika e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan është vendi ku surprizat dhe dëshirat bëhen realitet. Prej kohësh, Ëngjëllushja ka dëshiruar të takojë shoqen e saj të ngushtë, Luçianën me të cilën nuk shihej prej 20 vjetësh. Këtë dëshirë ia kanë realizuar dy vajzat e  saj, Enkelejda dhe Rudina të cilat e kanë ftuar Luçianën dhe ajo pranoi ftesën për të ardhur në program.

Por përpara se Ëngjëllushja të mësojë se janë vajzat e saj në studio, imazhi i parë që i shfaqet në ekranin përballë  është ai i Luçianës. Me këshillën e Gjebreas për t’u kthyer vite pas, asaj i shkon mendja menjëherë te Luçiana që i konfirmon se është vërtet ajo.


Ëngjëllushe: Ua! Shumë faleminderit!

Luçiana: Kënaqësia më e madhe është imja që të takoj pas kaq vitesh.

Ëngjëllushe: Ah moj Luçiana! Kemi kaluar kohë të bukura bashkë.

Luçiana: Po, është e vërtetë.

Ëngjëllushe: Edhe që ishim të thjeshta të vajza, por ishin kohë të arta. Për mua të paktën.

Luçiana: Edhe për mua ndërkohë.

Ëngjëllushe: Të falenderoj nga zemra shumë! Kam patur gjithmonë mall edhe kam patur dëshirë shumë të të takoja, por mundësitë e mia kanë qenë të pakta për të ardhur këtu në Shqipëri.

Surpriza e vajzave, gjejnë shoqen e ngushtë të nënës/ Realizohet takimi pas 20 vitesh

Ëngjëllushja ka sakrifikuar gjithnjë për dy vajzat dhe djalin e saj pavarësisht se ka patur një jetë plot sprova. Vajzat e saj, Rudina dhe Enkelejda rrëfyen në “Ka Një Mesazh Për Ty” sesi nëna e tyre gjente gjithnjë mënyra që ata mos ta ndienin vuajtjen, por të ishin gjithnjë të plotësuar dhe të rritur mirë.

Për këtë arsye, vajzat iu drejtuan rubrikës të së “Dielës Shqiptare”në Tv Klan për ta falenderuar, por duke i bërë edhe një surprizë. Falë ndihmës së programit, ato gjetën mikeshën e ngushtë të Ëngjëllushes, Luçianën me të cilën ajo nuk është takuar prej më shumë se 20 vitesh  dhe shprehte vazhdimisht mall për të.


Enkelejda:  Mami ne donim të të shprehnim mirënjohjen tonë për çdo sakrificë që ke bërë ti për ne, që na e ke zbukuruar jetën gjithmonë, edhe pse kemi kaluar vështirësi, edhe pse ti ke kaluar vështirësi të tuat të shumta por që je munduar gjithmonë të na e bësh jetën e bukur dhe të na formosh ne si njerëz, të na japësh besimin te Zoti, të na tregosh rrezen e dritës atje ku ne kemi parë  errësirën dhe gjithmonë na jep forcën dhe besimin që ndoshta ne nuk do ta kemi asnjëherë si ty, por dashuria jote është pasuria më e madhe e shpirtit tonë.

Ëngjëllushe: Faleminderit zemra ime! E bukura e nënës!

Luçiana: Kjo ishte edhe për mua një surprizë shumë e madhe. Nuk e mendoja që mund të ishin gocat që na bënë këtë ftesë për të dyja ne që do të ngelet një kujtim vërtet i paharruar. Gëzohem pa masë që të shoh pas kaq vitesh, gëzohem vërtet.

Ëngjëllushe: Edhe unë gëzohem shumë. Gjithmonë të kam kërkuar, në mendje edhe në shpirt.

Luçiana: Është e vërtetë, edhe unë ndërkohë, jemi dashur shumë.

/tvklan.al