E zbuloi “E diela shqiptare”, fituesja e “Mam, po ti?” vjen me “një përqafim”

Fituesja e konkursit “Mam, po ti”, Michela Paluca është një zbulim fenomenal i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan. E vlerësuar nga juria ndërkombëtare dhe e shpallur fituese nga juria e “Këngës Magjike”, ajo konkurron për herë të parë në festival në kategorinë e artistëve “Big”.

Ardit Gjebrea: Michela, si vijoi jeta për ty pas “Mam, po ti?”

Michela Paluca: Njerëzit më komplimentuan dhe u ktheva në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Shkove në fillim në Itali, pastaj u ktheve në Shqipëri.

Michela Paluca: Po.

Ardit Gjebrea: Kënga jote titullohet “Një përqafim”. Për kë e ke përqafimin më të ngrohtë?

Michela Paluca: Për mamin.

Pas 19 vitesh, Klajd Musabelliu “kthehet në shtëpi”

Gazetar, aktor dublant, këngëtar, Klajd Musabelliu është një njeri multi-dimensional. Hera e tij e parë dhe e fundit në “Kënga Magjike” ishte në vitin 2003. Arsyen e rikthimit të tij e tregon për publikun e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Ardit Gjebrea: Je shkëputur shumë vite nga skenat e festivaleve. Cila është arsyeja?

Klajdi Musabelliu: Të jem i sinqertë, edhe vetë s’e kam kuptuar, por ndoshta kjo hallakatja midis pasioneve dhe profesioneve si ajo e gazetarit apo aktorit dublant dhe duke i dashur të treja pak a shumë njësoj, padashur kam lënë pas dore njërën për të bërë tjetrën, ndoshta mund të jetë kjo se edhe vetë nuk e kam qartësuar çfarë ka ndodhur në trurin tim të vogël?

Ardit Gjebrea: Çfarë të ngacmoi këtë vit që vendose të rikthehesh?

Klajdi Musabelliu: Pikërisht kënga që kam prurë.

Ardit Gjebrea: Dhe titullohet?

Klajdi Musabelliu: “Kthehem në shtëpi”.

Artisti ndërkombëtar rikthehet në “Kënga Magjike”: Një nga përvojat më fantastike në jetën time

Jason Walker, artisti i njohur ndërkombëtar është rikthyer për të konkurruar në “Kënga Magjike”. Ajo që spikat në profilin e tij në Instagram, është se vijon ta mbajë ende logon e festivalit. Arsyen pse ai ia tregon moderatorit të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Ardit Gjebrea: Jason, në profilin tënd në Instagram, vazhdimisht ti mban logon “Kënga Magjike”. Unë ndihem shumë mirë kur e shoh, por sigurisht pjesa më e madhe në Amerikë nuk e dinë dhe thonë “çfarë është kjo logo?” Çfarë iu thua ti?

Jason Walker: Përvoja ime në “Kënga Magjike” ishte një nga përvojat më fantastike në jetën time. Unë kam performuar në të gjithë botën, megjithatë ishte thjesht magjike performanca ime aty. I dua shumë njerëzit. Të gjithë kanë qenë shumë të këndshëm me mua, shumë miqësorë me mua, më kanë përqafuar dhe jam shumë i lumtur, jam shumë i lumtur që jam rikthyer.

Ardit Gjebrea: Dhe ndryshimi mes Nju Jorkut dhe Tiranës?

Jason Walker: Nuk mendoj që është kaq bukur sa Tirana./Tvkaln.al