Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” për 12 nga 17 personat e arrestuar në operacionin kundër aktivitetit të këmbimit të kriptovalutave.
Pjesa tjetër e të hetuarve janë lënë në masa më të buta sigurie, siç është arresti në shtëpi dhe detyrimi për t’u paraqitur.
Prokuroria nëpërmjet veprimeve të simuluara, arriti të dokumentonte se disa Exchange në vend bënin këmbimin e monedhave virtuale me para fizike, pa pasur leje të posaçme dhe pa e deklaruar si aktivitet.
Gjatë masës së sigurisë të hetuarit kanë deklaruar së nuk kanë pasur dijeni që veprimtaria ishte e paligjshme. Teksa prokuroria ka sekuestruar shuma të mëdha monetare dhe vijon hetimet me këqyrjen e aparateve të tyre celularë dhe kompjuterët për të kuptuar shtrirjen e aktivitetit dhe nëse ka edhe element të pastrimit të parave.
Tv Klan