Rrëfim ekskluziv për programin “E Diela Shqiptare”, Raymond lider i grupit me të njëjtin emër zbulon disa nga sekretet e tij për gazetaren Sonila Meço. Në top listat botërore të muzikës. Me miliona fansa e albume të shitura.

Por irlandezi Raymond kujton ende udhëtimin e tij të parë të Gjermanisë në kërkim të suksesit ndërsa në xhep mbante vetëm një CD.

Pjesë e këtij rrëfimi kanë qenë edhe marrëdhëniet me presidentin Obama apo dashuria për super vajzën e tij.

Ndërsa “E diela Shqiptare”,  ka vijuar me të tjera dashuri, me të tjerë protagonist sepse nisi si e tillë me debatin pro dhe kundër. Një arenë gjithëpërfshirëse diskutimi.

Më tej skena do të ndriçohej nga shkëlqimi dhe ngjyrat e maskave veneriane. Të gjithë së bashku në emër të dashurisë./tvklan.al