Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

E djathta e Bashkuar Shqiptare ka deklaruar sot se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale nëse nuk zbatohet parimi i paritetit për Komisionin Qëndror të  Zgjedhjeve. Sipas tyre komisioni që duhet të krijohet nga presidenti të përbëhet nga tre përfaqësues të pozitës, tre të opozitës dhe jë të zgjedhur nga vetë kreu i shtetit.

Por E Djathta e Bashkuar ka nënvizuar sot se Mejdani dhe pas zhbllokimit individual të problemit të KQZ, nuk po merr mundimin të çliroj opinionin nga manipulimi që ai e ndërtoi pa kujdes. Kërkojmë nominim emrash u shprehën liderët e këtij grupimi, që nuk do të thotë dorëheqje të disave dhe emërim të disa të tjerëve.

Sipas tyre asgjë nuk është zgjidhur përsa i përket pjesmarrjes në komisionin teknik pranë OSBE-së, E Djatha e Bashkuar është shprehur se kjo varet nga zhbllokimi i problemit të KQZ-së./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego