Gérard Depardieu është nën hetim pas akuzave për seksual.
Sipas BBC, aktori 75-vjeçar është thirrur në një komisariat në Paris mëngjesin e së hënës. Ai është marrë në pyetje për akuzat e dy grave që kanë punuar me Depardieu në dy filma, të xhiruar në 2014 dhe 2021.
Depardieu nuk ka thënë asgjë për ngjarjen, por ka mohuar akuzat e mëparshme për sulm seksual. Në një letër të hapur të publikuar vitin e shkuar, ai deklaroi: “Kurrë s’kam abuzuar me një grua”.
Gruaja që ka ngritur padinë për ngjarjen e vitit 2021 thotë se sulmi ndodhi në sheshxhirimin e “The Green Shutters” që doli në vitin pasardhës.
Avokatja tha për BFMTV se klientja e saj “po kalonte në një korridor ku ishte ulur Depardieu”.
“Ai e kapi, e futi mes këmbëve të tij dhe nisi t’i prekte trupin dhe gjinjtë. Ajo u ndie tërësisht e pafuqishme, e pamundur për t’i shpëtuar këtij kurthi”.
Prokurorët në Paris i thanë BBC se “nuk kanë informacion për të dhënë ose konfirmuar derisa të jenë vlerësuar të gjitha akuzat e mundshme dhe orientimet që duhen ndjekur. Palët e përfshira duhet të informohen të parat, në përputhje me procedurën kriminale që synon të garantojë të drejtat e personave të përfshirë”.
Në vitin 2020, aktori u auzua për përdhunimin e Charlotte Arnould në vitin 2018 kur ajo ishte 22 vjeçe. Çështja është ende e hapur. Padia e aktores Hélène Darras u rrëzua nga prokurorët sepse kishte kaluar statutin e kufizimeve.
Depardieu është akuzuar për sulm seksual nga dhjetëra gra. Ai mohon gjithçka dhe thotë se çdo marrëdhënie ka qenë me kompromis.
Aktori i nominuar për Oscar është një figurë e rëndësishme në kinemanë franceze dhe ndërkombëtare pasi ka luajtur në më shumë se 200 filma./tvklan.al