Prej gati 3 dekadash Mihrije Braha është një artiste me një karrierë të pasur në fushën e muzikës. Së bashku me bashkëshortin e saj Naim Abazin kanë qenë jo pak herë në qendër të vëmendjes. Ata ndajnë bashkë gëzimet dhe hidhërimet. Në studion e “Rudina” duke i kërkuar gruas së saj që të bëhet e fortë pas humbjes së nënës, Naimi ka një mesazh emocionues.
“Shpirti im Mihrije. Është e rëndë që të humbësh nënën. Vërtet momente të vështira ke kaluar, por dua të të them një gjë, të falenderoj për jetë të jetëve për faktin që ti ishte ajo që na ngushëlloje ne të tjerëve ato ditë të vështira për ty. Jeta do të vazhdojë, nëna sigurisht edhe të jetojë 2 mijë vite është pak, por e rëndësishme është çdo gjë të bukur në këtë jetë je munduar ta bësh për nënën dhe besoj se nuk të ka mbetur merak asgjë “vallë si s’e bëra”. U bënë të gjitha, por Zoti është i madh dhe ato gjëra i ka në duar vetë. Të falenderoj shumë dhe gjithmonë do të të qëndroj afër në këto momente dhimbje edhe në ditët e mëhershme, edhe në këto ditë, edhe në të ardhmen që ta përjetosh sa më lehtë.”
“E kam frymë”, tha Mihrije Braha teksa mes emocionesh shprehu dashurinë dhe mbështetjen e pa fund që ka marrë nga bashkëshorti dhe familja e saj në ato ditë të vështira.
“Është e vërtetë që Naimin e kam frymë, është mërzitur në momente te caktuara më shumë se unë të, të paktën ai nuk ka mundur ta fshehë e unë e kam fshehur. Jam munduar me u mbajt e fortë para Naimit, Platorit e Tringës, sikurse para motrave dhe vëllezërve. Unë nuk jam mësuar dikush me më pas muar gajle ose brengë, e di që kur kam qenë brenda në shtëpi pras humbjes së nënës, ka ardhur Platori brenda ka ardhur i shqetësuar në çfarë gjendje po më gjen, “i kam thënë Plator zemër unë nuk po mërzitem”, sepse nuk dua që të t’i bëhem barrë askujt sepse nuk dua që të jem unë viktima e shtëpisë dhe jam bërë guri, jam bërë e fortë.”/tvklan.al