Klei është vetëm17 vjeç, por nuk e ka nisur fort lehtë jetën e saj. prindërit  u divorcuan kur ajo ishte fare e vogël dhe fëmijët kaluan në kujdestarinë e të atit. Ajo rrëfeu gjatë “Ka Një  Mesazh Për Ty” se është rritur nga gjyshja që përveçse është kujdesur për të, është kthyer në një nënë të vërtetë.

Klei ka një raport shumë të veçantë me gjyshen dhe kërkon gjithnjë mënyra që ta shohë të lumtur. Kjo është arsyeja që ajo e ka thirrur zonjën Nevreze në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, për t’i shprehur dashurinë dhe vlerësimin e pakufishëm ndaj saj.

Klei: Unë e di se sa shumë ke vuajtur ti me mua. Me mua, me vëllain tim, me babin, me të gjithë e ti njihesh për atë shpirtin e bukur që ke, për atë gruan pastërtore që gatuan, që kujdeset për të gjithë. Unë  e di që ti gjatë gjithë kohës je munduar që neve mos të na mungojë asnjë gjë, por unë e them plot bindje që ti je e gjitha që na nevojitesh në këtë jetë. Ti je forca jonë më e madhe.  Me rastin e 8 Marsit doja të të thoja që kjo ishte ndër surprizat që unë kisha  kohë që e mendoja të ta bëja dhe kush më shumë se ti do ta meritonte në këtë ditë të shënuar këtë surprizë. Të falenderoj për të gjithë suportin, për të gjithë sakrificën, për të gjithë ato që ti ke bërë për ne në të gjithë këto vite. E di që ti në fakt nuk e shpreh lodhjen, mërzinë që ke kundrejt nesh. Unë e di që brenda vetes ti i bluantë gjitha dhe nuk do që ne t’i marrim vesh këto gjëra. Nëna, ti je forca jonë më e madhe. Të falenderoj shumë që erdhe dhe të jam mirënjohëse me jetë!

Nevreze: Shpirti i nënës! Ti je jeta ime! Unë pa ju s’jetoj dot.

Gjatë rrëfimit, Klei.ceku disa herë faktin që gjyshja nuk ka shprehur kurrë lodhjen apo brengat e saj. Për herë të parë, Nevrezja ndan momentet më të vështira që ajo ka përjetuar gjatë rritjes së nipit e mbesës.

Ardit Gjebrea: E ke të veçantë këtë mbesë, po?

Nevreze: Shumë Ardit, të veçantë e kam. Unë kam 10 nipër e mbesa por kjo është e veçantë.

Ardit Gjebrea: Se e ke rritur vetë.

Nevreze: E kam rritur vetë. 13-muajshe e kam rritur Ardit dhe 3 vjeç djalin, vëllain e kësaj.

Ardit Gjebrea: Ke patur përgjegjësi për Klein.

Nevreze: Po, dhe do të kem derisa të jem gjallë. Shpirt i nënës!

Ardit Gjebrea: Cili ka qenë momenti më i vështirë?

Nevreze: Ardit, për mua jo se kanë qenë të vështira por momenti më i vështirë ka qenë kur këtë e kam operuar nga apendiciti dhe kur unë kam qenë shumë e sëmurë, kam kaluar një ftohmë shumë të rëndë dhe këtë e djalin i mbaja në spital, njërin nga koka, njërin nga këmbët dhe u bëja hyzmet edhe atje, por shyqyr Zotit tani i kam si drita./tvklan.al