Egoist dhe flirtues, lideri i zodiakut nuk i ‘ndahet’ aventurës. Në shpjegimin për shenjën e Dashit në “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu thotë se kjo shenjë dëshiron të shpërndahet gjithandej. Astrologia nuk e kurseu një koment ‘pikant’ që nuk i shpëtoi Rudina Magjistarit.
Meri Shehu: Dashi është shenja e parë, është shenjë flirtuese që e ke gjithmonë në dëshirën për të zotëruar dikë tjetër, për të kapur, për të qenë në atë livadhin e luleve, të kapë sa më shumë lule. S’mund të themi një shenjë që është tradhtare, por themi që është një shenjë që ecën, përparon, do të hapet, të hedhë spermën e vet se kështu është jeta, s’mund ta modifikojmë ndryshe. Po të mos ishin Dashët, nuk funskiononte, nuk hidhej fara. Fara hidhet në sipërfaqe shumë të hapur. Në momentin që hidhet në sipërfaqe të hapur, Dashët në përgjithësi janë të pakontrollueshëm.
Rudina Magjistari: E kape një meme, Meri!
Meri Shehu: Po tani…/tvklan.al